CNN ka raportuar se një nga anëtarët e grupit “The Roots”, Malika B, ka ndërruar jetën në moshën 47-vjeçare.

Këtë lajm e ka bërë të ditur grupi i tij përmes një postimi në “Instagram” me foton e Malik B, bashkëthemeluluesit e “The Roots”, Black Thought dhe Questlove.

“Jemi me zemër të thyer dhe sy të përlotur që t’ju informojmë me keqardhje për ikjen e vëllait tonë të dashur dhe anëtarit të Roots, Malik Abdul Basit. Mund të mbahet mend për përkushtimin e tij ndaj Islamit, vëllazërimin e tij të dashur dhe inovacionin e tij si një nga MC-të më të talentuar të të gjitha kohërave. Ne kërkojmë që ju të respektoni familjen e tij në kohën tonë të zisë për një humbje kaq të madhe”, shkruan “The Roots”.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij në moshë të re.