E dënuar me 6 vite burg, shpallet në kërkim ndërkombëtar Fjolla Morina

E dënuar me 6 vite burg, shpallet në kërkim

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova Fjolla Morina, e cila ëhstë dënuar me 6 vite burg për “trafik të armëve dhe municionit”.

Kërkesa e cila është firmosur nga prokurori Edmond Karriqi, do të shkojë në  Prokurorinë e Përgjithshme e cila pritet që të vendosë nëse do të miratohet kjo kërkesë apo jo.

E pyetur mbi shpalljen në kërkim avokatja e këngëtares Aurora Guska i tha BIRN se kërkesa e prokurorisë nuk mund të kundërshtohej dhe se ishte e drejtë e atij institucioni ta bënte.

Këngëtarja Fjolla Morina u dënua më 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 6 vite burg. Ndërkohë këngëtarja e cila u largua në fillim të këtij viti nga banesa në Kukës ku qëndronte në arrest shtëpie, aktualisht është në Dubai dhe këtë e ka konfirmuar vetë ajo nëpërmjet rrjeteve sociale.

EMISIONET