Debati mbi ngjarjet e 21 janarit 2011 ndezi “gjakrat” në studion e PolitikOn në Rtv Ora.

Gjatë diskutimeve deputeti socialist Alket Hyseni vuri në pikëpyetje faktin nëse gazetarët që kishte përballë, Juli Xhokaxhi dhe Koloreto Cukali, kishin dijeni apo kanë qenë prezentë gjatë asaj proteste.

Kaq mjaftoi që Cukali në shenjë proteste të hiqte mikrofonin live dhe të largohej nga studio.

Alket Hyseni: E dyshoj që keni qenë në protestën e 21 janarit?

Koloreto Cukali: Jo, jo, do iki. Zotëria po vë në dyshim integritetin tim.

Alket Hyseni: Jo dyshoj sepse po të kishe qenë atje, do të bëhej mishi kokërr me këtë logjike.

Koloreto Cukali: Unë me njerëz si ju nuk ulem në tavolinë. Vazhdoni bëni propagandë. Unë jam këtu sepse më ka ftuar Fredi, por me njerëz si ju nuk ulem dhe bisedoj. Ju sulmin e keni metodologji.

Alfred Lela: Dëgjo një sekond, po hakmerresh me Hysenin por po ma bën mua.

Koloreto Cukali: Është e drejta ime të dyshoj. Nuk akuzoj askënd, por të dyshoj mundem.