Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies në fshatin Prush,Njësia Administrative Vaqarr.

Mësohset se në pranga ka rënë shtetasi I.A., 57 vjeç.

”Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Prush, Njësia Administrative Vaqarr, kishte rënë zjarr dhe ishin djegur një sipërfaqe e konsiderueshme e pyllëzuar, menjeherë kanë organizuar punën për të bërë dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat i provave të grumbulluara u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” i shtetasit I.A., 57 vjeç”, informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(Foto ilustruese)