Një mjek është arrestuar në Gjermani nën dyshimin se ka vrarë dy pacientë me Covid-19.

Sipas autoriteteve gjermane, ai dyshohet se i ka dhënë ilaçe që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme dy pacientëve.

Të dy pacientët vdiqën më 13 dhe 17 nëntor. Sipas spitalit, dyshimi mbi dy vdekjet kishte bërë që spitali të pezullonte menjëherë mjekun dhe të njoftonte prokurorinë, raporton Bild.

Sipas asaj që raporton media gjermane, në një rast i akuzuari deklaroi se donte t’i jepte fund vuajtjeve të mëtejshme të pacientit COVID-19 dhe të afërmve të tij.

Mjeku dyshohet se u dha injeksione vdekjeprurëse pacientëve që çuan në vdekjen e tyre.

Sipas gazetës Bild, mjeku informoi familjet e pacientëve para se të administronte injeksionet. Prokurorët thanë se ata aktualisht nuk janë në gjendje të nxjerrin detaje të mëtejshme të incidenteve ndërsa hetimi po vazhdon.

Sidoqoftë, sipas një vendimi gjyqësor të lëshuar vitin e kaluar, në Gjermani, pacientët e sëmurë mund të kërkojnë ndihmë për t’i dhënë fund jetës. Por është e paqartë nëse kjo ka ndodhur në rastin e të dy pacientëve me COVID-19.

Mjeku, i cili punonte në Spitalin Universitar në qytetin Essen në Nordrhein-Westfalen (NRW), do dale para drejtësisë, i akuzuar për vrasje me dashje.