Në portin e Ankonës janë sekuestruar mijëra maska filtri pëlhure.  Sekuestrimi admnistrativ u krye nga Guardia di Finanza dhe Zyra e doganava të cilët bënë të ditur se këto maska nuk kishin asnjë indikacion të origjinës dhe kishin një paketim plotësisht italian, mirëpo dyshohet se vinë nga Shqipëria.

“Për këtë mall nuk u tregua vendi i origjinës dhe kishin një paketim tërësisht në italisht. Por në fakt ato dyshohet se vinin nga Shqipëria. Mashtrimi për origjinën e mallit shkaktoi konfiskimin administrativ”, njoftoi policia italiane”- njoftoi policia italiane.

Mediat italiane shkruajnë se sipas hetuesve këto mund të mashtrojnë konsumatorët  për cilësinë e tyre dhe vlera e tyre shkon rreth 10mijë e 250 euro.