Përplasja për vdekje e 10-vjeçarit në Kakavijë, Dëshmitarët: Ambulanca çonte njerëz në kufi

Përplasja për vdekje e 10-vjeçarit në Kakavijë,

Qytetarë por dhe familjarë të fëmijës 10-vjeç që u përplas për vdekje nga Ambulanca ngrenë dyshime mbi punën që ajo po kryente në aksin rrugor drejt Kakavijës. Ata hedhin dyshime se ambulanca transportonte emigrantët kundrejt pagesës për ti kaluar përtej kufirit. Sipas ekspertëve aksidenti mund të shmangej nëse ambulanca do kishte ndezur sirenat dhe sinjalet akustike.

Qytetarë të cilët kanë qenë prezent, por dhe të njohur të familjes së djalit 10-vjeç që u përplas për vdekje nga Ambulanca, kanë ngritur shqetësimet për lëvizjen mjetit përgjatë rrugës ku ndodhet dhe karvani i emigrantëve për të udhëtuar drejt Greqisë.

 Ata ngrenë pretendime mbi shpejtësinë tej normave të lejuara të ambulancës madje pa patur njeri brenda.

Sipas tyre ka dyshime se ambulanca përdorej për të transportuar qytetarët duket i favorizuar kundrejt pagesës për të kaluar kufirin.

“Po vinte me shpejtësi mbi 140, nuk ishte njeri brenda. Kalojnë çdo ditë me shpejtësi.”

“Ambulancat bëjnë kontrabandë me njerëz duke i çuar në kufi. Dhe vijnë prapë me shpejtësi për të marrë njerëz.”

Një ditë pas ngjarjes, zyrtarisht nuk ka dal ende ekspertiza e përplasjes së 10-vjeçarit nga Lezha, por paraprakisht ekspertët e sigurisë rrugore flasin për shpejtësi mbi 100 km/h.

Pas analizimit të provave në vendngjarje dhe dëmeve të shkaktuara, ekspertët shprehen se në aksin rrugor drejt Kakavijës, kur dhe situata është kaotike, drejtuesi duhet të jetë i kujdesshëm pasi ka prani të lartë të këmbësorëve.

Madje ata shprehen se drejtuesi  ambulancës duhet të vinte në funksionim sirenat zanore, sinjalin akustik përveç fenelinave kur ndodhet para një situate me praninë e mjeteve dhe këmbësorëve në rrugë.

Drejtuesi i ambulancës Armir Golemi ndodhet i ndaluar në policinë e Gjirokastrës, ku ditën e hënë pritet të dalë para togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë.

Vendi Lajme vdekje shpejtesi perplasje dyshime kakavije qytetaret Aktualitet

EMISIONET