Janë arrestuar 30 persona si pjesë e “Vëllazërisë myslimane” nga autoritetet austriake.

Sipas medias vendase, këto arrestime kanë ardhur mëngjesin e sotëm, si pasojë e dyshimeve për terrorizëm në Styria, Carinthia dhe Vjenë.

Janë nën hetim 70 të dyshuar si dhe disa shoqata dhe shoqëri të dyshuar për përkatësi dhe mbështetje të organizatave terroriste “Vëllazëria Myslimane” dhe Hamas nga Prokuroria Publike e Grazit.

Prokurori publik i Grazit ka treguar se ka dyshime për organizatën terroriste, financimin e terrorizmit, organizatën kriminale dhe pastrimin e parave.

Sipas hetimeve, këto të arrestuar nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me sulmin terrorist në Vjenë.

“Vëllazëria Myslimane” është një shoqatë globale, antisemite, islamike radikale,  qëllimi kryesor i së cilës është futja e një shteti islamik (kalifati) i bazuar në ligjin islam (Sheriati) në të gjitha vendet e botës, të dhëna këto bazuar në hetimet e bëra deri më tani.

Kujtojmë se vetëm para pak ditësh, Vjena u trondit nga një sulm terrorist.

I identifikuar si Kujtim Fejzullai, një person i radikalizuar, vrau 4 persona dhe plagosi 20 të tjerë, ndërsa pak minuta më vonë u eliminua nga policia.