Dy vaksina kundër Covid për aprovim te EMA, Ademi: Shumë shpejt në treg nëse plotësojnë 3 kritere të panegociueshme

Dy vaksina kundër Covid për aprovim te EMA, Ademi: Shumë shpejt

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka nisur shqyrtimin e dy vaksinave për koronavirusin. Ornela Ademi, shkencëtare dhe drejtuese Komitetit EMA në Holandë, në një intervistë me skype për Ora News thotë se procedura normale që ndjek kompania për të shqyrtuar një aplikim, që më pas ti japë aprovimin për tu hedhur në treg,  zgjat shumë në kohë.

 Por nisur nga emergjenca e pandemisë, sqaron ajo,  po ndiqet një procedurë e përshpejtuar.

Ademi: Janë dërguar dy aplikime për shqyrtim te EMA por nuk janë formale. Një medikament ndjek një procedurë që zgjat 210 ditë. Praktikisht vaksina aprovohet vetëm pas një viti nga koha që ky aplikim është dërguar te EMA. Është procedurë shumë e gjatë, edhe nëse është zbuluar vaksina procedura është e gjatë. EMA po ndjek një procedurë të re për shqyrtimin e dokumentacionit. Vaksina nuk ka përfunduar akoma studimet klinike, janë në fazën e  fundit dhe pritet të përfundojnë javët apo muajt e ardhshëm. Ndërsa studimet po bëhen EMA ka filluar të shqyrtojë rezultatet e arritura deri më tani. Por kjo nuk do të thotë që këto vaksina do të aprovohen.

Ajo solli edhe shembullin e certifikimit të Remdesivir, që  u aprovua tre javë pasi dosja formale u dorëzua.

Ademi: Normalisht do të kërkonte 1 vit. Kjo na jep shpresë se vaksina do të jetë së shpejti afër nesh nëse rezultatet nga studimet klinike janë pozitive dhe tregojnë se vaksina ka efektin dhe kualitetin që duhet të ketë dhe është e sigurt. EMA kurrësesi nuk do të bëjë kompromis sa i përket kualitetit, efektivitetit dhe sigurisë së vaksinës.

Imuniteti nuk arrihet 100% te të gjithë njerëzit, sqaron ajo, por thelbi është që kjo vaksinë të lërë imunitet.

Ademi: Pritet të vinë dhe dy aplikime të tjera këtë muaj por le të shohim si do të ecim me studimet klinike. Për vaksinat, studimet klinike bëhen te persona të shëndetshëm.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Besjana Kuçana

Vendi Shendetësi Lajme Lajmi i fundit vaksina per koronavirusin ornela ademi EMA

EMISIONET