Dy të vrarë dhe 13 të plagosur, përgjaket festa në Chicago

Dy të vdekur dhe 13 të plagosur nga një sulm me armë zjarri në një festë në Chicago të SHBA.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm, sipas orës lokale, teksa një person, i paidentifikuar filloi të qëllojë pas një konflikti me njerëzit e tjerë në festë rreth orës 4:41 të mëngjesit, tha Departamenti i Policisë në Chicago.

"Ishte një skenë kaotike me ndihmësmjekët që filluan të bënin triazh", tha Shefi i Departamentit të Zjarrfikësve Juan Hernandez.

Të plagosurit, të moshës nga 20 deri në 44 vjeç, u transportuan menjëherë në spital, nga ku raportohet se një prej tyre ndodhet në gjendje kritike.

Në Shtetet e Bashkuara humbin jetën çdo vit rreth 33,000 njerëz për shkak të sulmeve me armë, sipas një studimi nga revista Health Affairs.

Bota Lajme viktima SHBA SHBA sulmi me arme chicago

EMISIONET