Dy shqiptarë arrestohen në Itali për drogë, njëri u lirua pasi deklaroi se kokainën e kishte për konsum personal

Dy shqiptarë arrestohen në Itali për drogë,  njëri u

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane për shitje narkotikësh.Kështu karabinierët e qytetit Osimo në provincën e Ankonës  arrestuan shqiptarin Emilian Hoti të premten në një zonë industriale dhe gjatë kontrollit personal ju gjetën 35 gram kokainë.

 Ai përfundoi në pranga nën dyshimin e tregtisë së drogës. Por në gjykatë ai siguroi që substanca ishte vetëm për përdorimin e tij personal dhe u la i lirë. 

Shqiptari jeton me familjen e tij në Porto Recanati prej shumë vitesh. 

Për disa kohë, si pjesë e kontrolleve anti-drogë në të gjithë territorin që mbulonin dhe shpesh madje deri në bregdetin e Maceratas, karabinierët Osimo po vëzhgonin lëvizjet e tij, duke e konsideruar të përfshirë në ndonjë trafik të paligjshëm. 

Të premten ata vendosën ta ndalonin. Gjatë kontrollit zbuluan 35 gramë kokainë dhe kyçet e duarve të shqiptarit. Të hënën në mëngjes, u mbajt seanca gjyqësore në Macerata.

Avokati i shqiptarit theksoi se klienti i tij nuk ka të dhëna penale të asnjë lloji, punon si punëtor depoje dhe mban familjen e tij me punë të ndershme.

Kjo sasi e kokainës ishte vetëm për konsum personal, sipas mbrojtjes.  Gjyqtari i caktoi atij masën paraprake të detyrimit për të qëndruar në Recanati, duke e lënë të lirë. Kështu shqiptari do të jetë në gjendje të kthehet në punë, duke pritur përfundimin e hetimeve. Hetimet nga karabinierët  e Osimos  vazhdojnë.

Ndërkohë në Peruxhia u ndalua një tjetër shqiptar, i cili u prezantua para karabinierëve  me një patentë shoferi bullgare të falsifikuar. Gjatë kontrollit të makinës atij ju gjetën 26 gram kokaine në ndara në 26 doza 1 gramëshe të gatshme për t’u shitur. 31 vjeçarit  me vendbanim në Perugia krahas drogës ju sekuestruan dhe 500 euro cash dhe dy telefona celularë. Paratë mendohet se ishin siguruar nga shitja e kokainës.

Vendi Lajme itali Kronike kokaine arrestime

EMISIONET