Konfirmohen dy raste me coronavirus në Sarandë dhe Borsh.

Sipas asaj që raporton gazetarja e Ora News, Anxhela Lushkaj, pacienti që ka rezultuar pozitiv në Borsh është në gjendje të rëndë dhe është transportuar drejt spitalit Infektiv në Tiranë.

Ndërkohë që pacientja e Sarandës është karantinuar bashkë me familjarët e saj.

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 167 raste të reja në 24 orët e fundit dhe dy viktima.

Ndërkohë në dy spitalet Covid, në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

/a.r, OraNews