Dy makina janë përplasur në autostradën Elbasan-Tiranë.

Sipas informacioneve, nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët raportohen se janë jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.