KF Partizani ka testuar për COVID-19 të gjithë ekipin dhe stafin pasi dy lojtarët Dejan Boldor dhe Besnik Ferati rezultuan pozitivë mbrëmjen e kaluar (8 korrik).

Përmes një postimi në Facebokk, ekipi shprehet se testimi për të gjithë skuadrën është kryer për efekt të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në prag të takimit ndaj Tiranës.

Statusi i FK Partizanit në Facebook

Njoftim

FK Partizani njofton se gjithë ekipi ka kryer testet për COVID-19. Në zbatim të udhëzimeve të protokollit shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale, si dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, të gjithë lojtarët dhe stafi ju nënshtruan tamponëve sonte në mbrëmje, mbasi dy prej pjestarëve të skuadrës Deian Boldor dhe Besnik Ferati rezultuan pozitiv me COVID-19.

Testimi për të gjithë skuadrën është kryer për efekt të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në prag të takimit ndaj Tiranës në program ditën e premte.

Lexo edhe: Koronavirusi, dy lojtarë të Partizanit rezultojnë pozitivë