Dy aksidente me vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri janë regjistruar në Lushnje dhe Fier.

Në Lushnje rreth orës 18:00, në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje, në afersi të fshatit Dushk, shtetasi E. B. duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin Lirim Sharka, 60 vjeç, banues në Lushnje, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë më aksin rrugor Elbasan- Librazhd,  në fshatin Mengël, mjeti tip “BMV”, me drejtues shtetasin G.Sh., 30 vjeç,  banues në fshatin Mengël, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H.S., 31 vjeç,  banues në fshatin Shushicë, Elbasan dhe me motoçikletën me drejtues shtetasin K.Rr., 30 vjeç,  banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtues i motoçikletës shtetasi K.Rr., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.