Një zjarr ka përfshirë një banesë ditën e sotme në Durrës.

Fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.  

“Më datë 27.09.2020, rreth orës 09:35, në lagjen nr.17, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Dh.H., dhe ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.