Durrës, sherr për motive të dobëta, plagoset me thikë 27-vjeçari

Durrës, sherr për motive të dobëta, plagoset me thikë

Një plagosje më thikë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikte për motive të dobëta, ndërkohë që i plagosuri është nën kujdesin e mjekëve.

"Më datë 29.03.2021, rreth orës 15:50, në lagjen nr, 13, Plazh, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, është lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi E. N., 27 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar autori i dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme." - njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Vendi Lajme durres plagosje Lajmi i fundit Aktualitet

EMISIONET