Durrës, prangoset autori i dyshuar për vrasjen e 33-vjeçarit me thikë në zemër

Durrës, prangoset autori i dyshuar për vrasjen e 33-vjeçarit me

Vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së djeshme ku ndërroi jetë një 33-vjeçar.

Policia e Durrësit bëri të mundur zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ai është Arbër Koti, është djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote.

Koti ishte shofer i një urbani që transportonte punonjës të një fasonerie në zonë.

"Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., 26 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me  mjet prerës (thikë), shtetasin I.D., 33 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës." - njofton policia.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Lexo edhe:

https://www.oranews.tv/vrasja-me-thike-ne-durres-viktima-punonte-si-shofer-furgoni-autori-ne-fasoneri/
https://www.oranews.tv/vrasja-ne-durres-autori-djali-i-ish-drejtorit-te-burgut/

Vendi Lajme durres Lajmi i fundit Kronike autori prangoset thike

EMISIONET