Banorët e pallatit nr.8, në lagjen 5 të qytetit të Durrësit, kanë bërë një kallëzim në SPAK lidhur me dëmtimin nga tërmeti i 26 nëntorit të pallatit ku banojnë.

Ata akuzojnë bashkinë, Institutin e Ndërtimit si dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Durrësit, për fshehje të dëmit real të pallatit, pasi është klasifikuar i banueshëm ne nivelin e demit DS2, në një kohë kur inkliminimi i pallatit, pra animi, është përcaktuar nga ekspertët në nivelin 51 cm, ndërsa eksperët privat e klasifikojnë mbi 60.

Në bidjen tonë jemi para veprave penale shumë të rënda. Vrasje në rrethana cilësuese të rrezikshme për jetën e personave, tortura, korrupsioni pasiv dhe aktiv. Janë 10 vepra penale të sugjeruara për SPAK”

Në këtë problem, ata akuzojnë prokurorinë për zvarritje dhe për mospergjegjesi pasi banorët thonë se pallati po çedon çdo ditë.

Këtë vonesë në hetim ata e klasifikojnë si terrorizëm per fatin e familjareve. Në SPAK, ata do të dërgojnë dokumentat origjinale te ekspertëve.

Avokati i banorëve ka kërkuar shembjen e pallatit pasi është i pariparueshëm dhe rrezikon jetën e tyre.

Protesta tjeter- Ndërkohë, të tjere banorë të një pallati 12 katësh në lagjen 18 në Durrës, protestuan para bashkisë pasi prej 9 muajsh nuk kanë përgjigje se çfarë do të ndodhë me shtëpitë e tyre.

Pas tërmetit, ndërtesa u klasfikua me dëmtim në shkallën DS4, por prej asaj kohë ata thonë se kanë mbetur peng të një ekspertize të thelluar mbi bazën e të cilës do të vendoset për shembjen ose riparimin e objektit.

Durrësi ishte një prej bashkive më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ku procesi i rindërtimit është shoqëruar me paqartësi dhe protesta nga banorët.

Pallati në Durrës u anua nga tërmeti por u klasifikua si i banueshëm, banorët kallëzim në SPAK by RTV ORA News on Scribd