Durrës: Muzikë e lartë pas orarit të përcaktuar, gjobiten me nga 1 mln lekë 5 subjekte

Durrës: Muzikë e lartë pas orarit të përcaktuar,

Edhe pse janë vendosur rregulla e protokolle në kuadër të luftës ndaj Covid-19, jo të gjithë po i zbatojnë ato.

5 pronare të 5 subjekte në lagjen nr.13 të plazhit në Durrë, janë ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë të lartë pas orarit të përcaktuar në Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

''Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me  qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar dhe ndëshkuar 5 subjekte në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë të lartë pas orarit të përcaktuar në Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.Për subjektet me pronarë  shtetasit V.Q., M.K., A.I., E.M. dhe A.I., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative masë administrative me nga 1.000.000 lekë për secilin'', informon policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Vendi Lajme durres Kronike gjobe muzike e larte Aktualitet

EMISIONET