Piktorja durrsake Shpresa Milaqi Bajko ka çelur në mes të panemisë dhe një klime tejet të nxehtë politike një ekspozitë personale  pikture të titulluar “Melodia e Jetës”. Ekspozita po ndiqet me mjaft interes për motivet e thjeshta dhe të bukura që ka sjellë autorja duke dashur të neutralizojë sadopak stresin e kohës me nje atmosferë festive ngjyrash që ka derdhur në pikturat e saja plot dritë dhe jetë. Janë gjithsej 79 piktura ne teknika të ndryshme, që përfshijne kryesisht peisazhe dhe natyra të qeta. Punimet i përkasin këtij viti tregon  autorja dhe vetëm pak prej tyre janë të vitit të kaluar.

Piktorja ka sjellë edhe shumë piktura në akuarel. Tashmë ajo është afirmuar edhe në shumë bienale ndërkombetare akuareli si në Indonezi, Bangladesh, si dhe Itali e Ceki. Ajo tregon se tekniken e akuarelit e preferon së tepërmi.

Milaqi ka celur rreth 7 ekpozita personale në Durrës dhe disa të tjera në disa qytete të vëndit, përvec ekpozitave të ndryshme kolektive. Në fund të këti vitika në projekt celjen e nje ekpozite personale në Tiranë.