Një 39-vjeçar është prangosur në Durrës ditën e sotme.

Ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare.

E mitura ishte vajza e bashkëshortes së tij nga martesa e parë.

Ngjarja ku L. K. 39-vjeç ka kryer marrëdhënie me të miturën 14 vjeçare, është raportuar nga nëna e vajzës pasi ka kuptuar që diçka nuk shkonte me të.

Nëna ka folur me të bijën dhe ajo i ka treguar që ka pasur ngacmime të vazhdueshme.

Nëna vajzës ka bërë menjëherë denoncim dhe pritet ekspertiza e mjekut ligjor për vërtetimin e ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 14 vjeçe, (vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë).” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.