Dy tragetet e linjave detare Durrës – Bari, që do te niseshin mbrëmjen e kaluar në orën 23 00 janë nisur për shkak te motit te keq mëngjesin e sotëm në orën 06.00.

Tragetet “Bari” dhe “Af Marina” e shtynë mbrëmë udhëtimin pasi Kapiteneria urdhëroi që ata të qëndronin në port për të kaluar situatën e rënduar sinoptike që kishte zona e Gjirit të Durrësit.

Dallgëzimi në det të hapur ishte mbi 7 ballë ndërsa në bregdetin e Durrësit rreth 6 ballë.

2 Tragetet e linjave Bari – Durrës ndërkohë po ankorohen në portin e Durrësit, pasi ata ishin nisur në orarin e zakonshëm pasi situata sinoptike në portin e Barit ka qenë më e favorshme, bëjnë me dije burime nga Kapiteneria e Portit të Durrësit.