Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.

Një automjet “Benz” ka përplasur një 65-vjeçar me biçikletë dhe për fat të keq ai ka ndërruar jetë.

“Më datë 20.09.2020, rreth orës 08:03, në lagjen nr.14, Shkozet, Durrës, shtetasi G.M., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.