Tetë muaj pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, 4200 familje në Durrës trajtohen ende me bonusin e qirasë edhe për shkak të vonesave në procesin e rindërtimit.

“Kemi 4200 familje që marrin bonusi e qirasë. Kishim 4500, por 330 familje kanë kaluar në program tjetër, pra, kanë përfituar nga granti i rikonstruksionit.”

Nënkryetari Bashkisë Florjan Tahiri thotë për Ora News, se mbi 3800 familje të tjera kanë përfituar grantin për riparimin e banesave sipas kategorizimit të dëmeve.

Ndërsa 2300 kërkesa të reja u shënuan gjatë korrikut, kur riaplikimet u hapën për një javë.

“Më shumë se 3800 familje. Janë mbi 1.2 miliardë lekë të reja që u janë dhënë qytetarëve. Besojmë se për 2 javë do ta mbyllim si marrëveshjet më qytetarët në nivelin DS1 dhe DS3.”

Në vazhdimësi, banorët e Durrësit që kanë përfituar grantin e riparimit kanë ngritur shqetësim për hapësirat e përbashkëta!

Ndërhyrjet aty do të paguhen nga Bashkia.

“5-milionëshi që është parashikuar për qytetarët me DS3 është për ambientet e brendshme personale, ndërsa për ambientet e përbashkëta do të bëhet një projekt preventiv.”

Durrësi ishte një prej bashkive më të prekura nga tërmeti që la pas 51 viktima dhe dëmtoi mijëra ndërtime në të gjithë vendin