"Durimit i ka ardhur fundi"/ Basha: Shqipëria, e treta në Europë për rritjen e çmimeve

"Durimit i ka ardhur fundi"/ Basha: Shqipëria, e treta në

“Shqipëria renditet e 3-ta në Europë për rritjen e çmimeve të shportës bazë ushqimore”.

Kështu shprehet në një reagim të tijin në Facebook kryetari i PD, Lulzim Basha.

Sipas liderit të opozitës, referuar shifrave të EUROSTAT, Gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosphere.

Lulzim Basha: Shqipëria renditet e 3-ta në Europë për rritjen e çmimeve të shportës bazë ushqimore. Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT tregojnë se Shqipëria ka rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve në Europë! Gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë. Durimit i ka ardhur fundi!

Ne do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin, dhe do të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, në vend të një qeverie që kujdeset për veten dhe klientët e saj.

Vendi Lajme lulzim basha Politikë Lajmi i fundit eurostat shqiperia Aktualitet cmimet

EMISIONET