Duket e dashur dhe e qeshur, por pas kamerave moderatorja e njohur shndërrohet në njeri tjetër

Moderatorja Ellen DeGeneres është një nga më të njohurat në mbarë botën dhe emisioni i saj shpesh herë krijon zhurmë me të ftuarit interesantë.

Por mesa duket, sjellja që ajo pasqyron në ekran nuk është dhe aq e mirë pas kamerave me stafin e saj. Një pjesë e stafit kanë deklaruar se ata janë përballur me frikë, kërcënim dhe racizëm.

Ajo bëhet e sjellshme kur dëshiron dhe transformohet në një njeri tjetër kur ka të ftuar figura të njohura. Por sipas “BuzzFeed”, Ellen ka krijuar një mjedis pune mjaft agresiv dhe stresant. Për këtë arsye një pjesë e stafit kanë dhënë dorëheqjen nga puna.

Ata kanë treguar se janë kërcënuar nga moderatorja edhe kur kanë marrë lejë për arsye shëndetësore.

Deri më tani, Ellen DeGeneres as nuk i ka mohuar as nuk i ka pohuar këto zëra në mënyrë të drejtpërdrejtë, por në muajin maj sipas një shkrimi në US Weekly”, thuhej se moderatorja është e lodhur nga këto komente dhe se njerëzit e bëjnë këtë që ta urrejnë të gjithë.

Showbiz Lajme Thashetheme moderatore sjellje agresive staf

EMISIONET