Hygerta Sako, moderatorja seksi e sportit në RTSH, së fundmi është “përplasur” virtualisht me një ndjekës, duke bërë që ish miss-i të reagojë ashpër.

Ajo ka publikuar një mesazh në Instagram, teksa dikush i thotë që dukesh si serbe, mesazh të cilit Sako nuk mund të rrinte pa iu përgjigjur:

“Jam shqiptare me gjak Ilir”, i është përgjigjur ajo ndjekësit duke shkruar sipër fotos së kapur me “screenshot” se serbët po mundohen të na përvetësojnë bukurinë.