Ndërsa PD, PS dhe LSI duket se kanë ndezur “motorët” e fushatës elektorale për zgjedhjet e pranverës 2021, kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka thotë se është ende herët deri në shtator.

Fillimisht thotë ai duhet të miratohet kodi i ri elektoral që të forcat politike të dinë sesi do të hyjnë në zgjedhje.

Duka: Jemi para një fushate zgjedhore. Edhe ne si PAA jemi në prag fushate por formalisht duhet të mbarojë reforma zgjedhore, të shohim nëse do të kalojë marrëveshja politike brenda korrikut. Për të filluar një fushatë zgjedhore duhet të dimë di do të hyjmë në zgjedhje. Mendoj se jemi paksa shpejt. Një fillim fushate zgjedhore do të ishte shtatori.

Targeti i kësaj parti janë banorët e zonave rurale. Për Ora News, Duka thotë se për fshatin mendohet gjithmonë para zgjedhjeve por më pas harrohet.

Duka: Gjithmonë mendohet para zgjedhjeve për banorët e zonave rurale dhe pastaj harrohen. Kështu po ndodh. Kanë filluar të japin  disa grante, po mendojnë edhe për një projekt pilot për karburantet për të krijuar një mjedis besimi te banorët e  zonave rurale. Mendoj se zhgënjimi është aq i madh sa këtë radhë nuk besoj se banorët e zonave rurale do të votojnëe mazhorancën.

Rrotacionin ai e sheh të domosdoshëm, ndërsa thotë se përcaktues do të jetë elektorati gri.

Duka: Ka një konsum shumë të madh të mazhorancës në qeverisje, sidomos në mandatin e dytë. Nganjëherë është normale, se dy mandate janë shumë. Kjo qeveri është drejt përfundimit të energjive të saj, duhet të vijë patjetër një qeveri tjetër me energji të reja. Të krijohet një qeveri e suksesshme minimalisht për 4 vjeçarin e ardhshëm. Është një stanjacion që do të sjellë pasoja negative nëse dikush do të mendojë  që mund të shkojë tre mandate qeverisja aktuale. Ka dy grupe njerëzish që janë ideoligjikisht të ngarkuar si të djathtët dhe të majtët ekstremë që nuk pranojnë asnjë teori përveçse duan që forcat e  tyre të jenë në pushtet. Por është shumë i madh diapazoni i njerëzve që nuk janë shumë ekstremistë të dhënë nga ideologjitë e partive por duan një jetë më të mirë dhe kjo është shtresa përcaktuese që është e pakënaqur nga kjo qeverisje.

Duka thotë se Partia Agrare Ambjentaliste po harton një draft-program elektoral të cilën do ta prezantojnë për zgjedhësit në shtator.

Duka: Padyshim që ka një platformë, ne jemi një parti që meremi me bujqësinë, blegtorinë dhe mjedisin. Jemi në hartimin e një draft-programi elektoral, që nga shtatori mund ta paraqesim për zgjedhësit tanë. E rëndësishme është të jetë një plan realist, që të realizohet sepse programe politike për bujqësinë kanë bërë edhe dy forcat e mëdha politike vazhdimisht duke qenë se zona rurale ëhstë një ‘hambar”votash sepse rreth 45% e popullatës jeton akoma në fshat. PS ka premtuar shumë në fushatë elektorale për blegtorinë dhe bujqësinë por shumë pak nga ato janë realizuar.Në paketat ndihmëse nuk është përfshirë bujqësia dhe kjo është e padrejtë. As nga garancia sovrane.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Besjana Kuçana