Duhet të deklarojnë pasurinë të dënuarit për vjedhje banke dhe shitje droge

Duhet të deklarojnë pasurinë të dënuarit për

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Jurgen Veizaj  banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Hekuran Gerbi, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Saimir Bubeqi, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

Vendi Lajme ofl Kronike jurgen veizaj hekuran gerbi saimir bubeqi

EMISIONET