Sot Partia Demokratike akuzon Olta Xhaçkën se fluturon çdo javë në Peshkopi me helikopter në Peshkopi, për llogari të fushatës elektorale të kultit të Edi Ramës me damkën e Rilindjes.

Në qoftë se PD ka prova për këtë të publikoj provat dhe të ja dërgojë Prokurorisë.

Tashmë ashtu si për çdo aferë korruptive të zyrtarëve shtetërorë Prokuroria nuk pritet të reagojë, as SPAK e as PAK e sa BH si pjesë e së njëjtës lojë ndërkombtarisht e pranuar për mos pranuar krimin shtetëror të korrupsionit, pastrimit parasë kriminale nëpërmjet oligarkëve si Mafia ekonomike-politike në pushtet.

Media duhet të ndeze motorrat me këtë skandal dhe të tjera duke i mbajtur 24/7 dhe jo përdorur si scoop-e mediatike gjobash apo favoresh pushteti siç po ndodh në përgjithsi me median.

Sot mikrofonat e gazetarëve duhet të ja bënin jetën hell Olta Xhaçkës me pyetje, jo vetëm për helikopterrin që e perdor dhe për transport fushate por dhe natë-ditë, por edhe për gjithë aferat korruptive në fondet e MB duke shkelur procedura dhe ligje në favor të familjarëve dhe miqve të saj dhe në llogari të kultit Rilindjes.