Joe Biden është favorit për të fituar garën presidenciale në SHBA.

Këtë nuk e thotë vetëm procesi i numërimit të votave, por edhe kompanitë e basteve.

Bet365, një prej web-faqeve më të mëdha për bastet online, përveç futbollit e sporteve të tjera, kanë kuotuar edhe zgjedhjet presidenciale në SHBA, raporton Ora News.

Sipas saj, fitorja e Biden kuotohet me një koeficient shumë të ulët, 1.12, ndërsa rikonformimi i Donald Trump në krye të Shtëpisë së  Bardhë duket më i vështirë teksa fitorja e republikanit kuotohet me 6.50.

Por si paraqitet situata me procesin e numërimit në SHBA?