Një operacion mes Shqipërisë dhe Italisë me skuadra të përbashkëta ka goditur një grup kriminal të trafikut të drogës duke çuar pas hekurave 16 persona. 14 janë arrestuar në Itali, ndërsa 2 në Shqipëri. Hetimet për zbulimin e këtij grupi kanë nisur në vitin 2018, për tu finalizuar mëngjesin e të mërkurës.

Një operacion antidrogë është ndërmarrë njëkohësisht në Itali dhe Shqipëri duke çuar në pranga 16 persona, nga këta 14 në Itali dhe 2 në Shqipëri.  Operacioni i koduar “Riviera” u ndërmor në orët e para të mëngjesit të 22 korrikut 2020.Grupi kriminal përbëhej kryesisht nga shtetas shqiptarë, me aktivitet trafikimin e narkotikëve në rajonin Emilia Romagna, Itali

Operacioni për arrestimin e pjesëtarëve të grupit kriminal që merrej me trafikun e kokainës dhe heroinës nisi gjatë natës në Itali për të përfunduar me arrestimin e dy shqiptarëve në kryeqytet.
Blutë e Tiranës vunë në pranga 40-vjeçarin Elison Hysenbelli dhe 28-vjeçarin Jurgen Duka, me qëllim ekstradimin drejt vendin fqinj për tu përballur me akuzat e trafikut të lëndëve narkotike. Deri më tani janë lëshuar 20 urdhër-arreste në disa rajone të italisë veriore.

Hetimet nga 2008- Hetimet për zbulimin e aktivitetit të këtij grupit kanë nisur dy vite më parë, pas sinjalizimeve nga autoritet kolumbiane.

Ne foto: Harta e trafikut te droges

Shkak për nisjen e hetimeve u bë mbërritja e një kimisti kolumbian në Itali i cili do të duhej të binte dakord për mënyrën e trafikimit të drogës që do të vinte nga Amerika e Jugut. Nga kjo e fundit trafikohej kokaina drejt Italisë, por hetuesit kanë zbuluar se dhe nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut trafikohej heroinë.

Ne foto: Harta e trafikut te droges

Si perpunohej kokaina- Të arrestuarit  ishin në gjendje për të përpunuar drogën para se ta shisnin atë duke aplikuar teknika të transformimit, për shembull, të kokainës nga gjendje e lëngshme dhe në gjendje të ngurtë. Gjatë operacionit, karabinierët në Itali zbuluan një armë gjahu dhe disa municione si dhe kanë sekuestruar pasuri të luajtshme në vlerën 150 mijë euro.

Në gjithë këtë rrjet ishte i përfshirë dhe një i mitur i cili angazhohej si përgjegjës për peshimin dhe paketimin e drogës, por dhe të gjente klientë dhe të mblidhte paratë e përfituara nga droga.