Droga në banesë gati për shitje, arrestohet i riu në Korçë

Droga në banesë gati për shitje, arrestohet i riu në

Një 26-vjeçar u arrestua në Korçë, pasi në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje.

Policia ushtroi kantroll në banesën e shtetasit Domeniko Ktona, pas informacioneve se në lagje të ndryshme të qytetit, një shtetas shpërndante lëndë narkotike.

‘’Falë veprimeve të shpejta e profeisonale u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 26 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar 26-vjeçarit në lagjen nr. 1 dhe më pas në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje’’, informon policia.

Operacioni u finalizua nga Forcat e Posaçme "Shqiponja" në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Vendi Lajme Kronike korce droge lende narkotike

EMISIONET