Sipas një studimi të publikuar në revistën “Physics of Fluids”,rezultoj se mbajtja hapur e dritareve ndalon qarkullimin e koronavirusit nëpër klasa.

Fizikanët e Universitetit amerikan të Nju Meksiko kanë llogaritur sesi të zvogëlohet qarkullimi i koronavirusit në ambjentet e shkollës.

Dritaret e hapura bëjnë shpërndarjen deri në 70 përqind të grimcave të virusit dhe xhamat mbrojtës në banka ngadalësojnë përhapjen.

Ky përfundim u arrit pas një ekperimenti me grimcat e aerosolit dhe piklat e pështymës, ku u vërtetua se grimcat përhapen nëpër ambjentet e klasave por ajri i kondicionuar e ndalon qarkullim deri ne 70%.

Sipas studimit u zbulua se përhapja e aerosol brenda dhomës nuk është uniformë për shkak të ajrit të kondicionuar dhe pozicionit të burimit të infektuar. Grimcat mund të transmetohen nga një student tek bankat ose tek veshjet e një studenti tjetër, edhe pse ata qëndrojnë në distancë 2.4 metra.

Studimi ka dal në perfundimin se “kondicionimi i ajrit heq deri në 50% të grimcave të lëshuara nga goja gjatë bisedës, dhe pjesa tjetër përhapet në sipërfaqet brenda dhomës dhe mund të hyjë sërish tek njerëzit si ajër”

Si pasojë, hulumtimi gjithashtu thekson rëndësinë e përdorimit të sistemeve efektive të filtrimit dhe sterilizimit në kondicionerët.

Studimi gjithashtu tregon se edhe mbrojtëset e karrigeve zvogëlojnë ndjeshëm transmetimin e grimcave nga një student tek tjetri.

Gjithashtu ekspertët thone se duhet  të bëhet kujdes dhe të përdoren maskat gjatë gjithë kohës