Gazetari Drilon Xhepollari ishte i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, ku foli për paraqitjen e ekipit kombëtar në Ligën e Kombeve dhe bojkotin e kampionatit nga Liga Profesioniste.

Xhepollari përgëzoi kuqezinjtë për triumfin në Minsk 2-0 ndaj Bjellorusisë, por nuk i ndërsa kritikat për prezencën në ndeshjen e dytë në “Air Albania” kundër Lituanisë.

Ai e cilësoi si jo profesional veprimin e anësorit Odise Roshi për t’u larguar nga grumbulli, ndërsa evidentoi lodhjen, por edhe arrogancën si element që ndikuan në humbjen kundër Lituanisë.

Elozhet nuk munguan për U21, që arritën dy fitore emocinuese.

“Shpresa ka një grup të artë, disa prej tyre duhet të grumbullohen në ekipin e parë nga trajneri Reja. Kallaku, Muçi, Çelhaka, Ismailgeci kanë treguar në fushë se e meritojnë të jenë pjesë e kombëtares A”, tha Xhepollari që u ndal edhe tek bojkoti i kampionatit duke thënë se kërkesa e Ligës Profesioniste, që sportistët të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat e cilësoi absurde.