Shaban Rasha është një nga dhjetra familjarët që presin fëmijët ose nipat të kthehen nga kampi i ferrit të Al haël në Siri

Shaban Rashës, djali Diamant iu vra në Siri, ku shkoi për tiu bashkuar ISIS.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për kthimin e nipit, por i përmalluar shton se nga nusja do ti mirëpresë vetëm një prej fëmijëve

Edhe në Pogradec nisja e riatdhesimit ka nisur të ngjallë shpresat

Krenar Shuli u largua drejt Sirisë së bashku me 4 fëmijët, por fatkeqësisht pas vrasjes së tij të vegjlit mbetën të vetëm.

Pas 7 vitesh një prej tyre është bërë nënë, ndaj prindërit e tij presin 5 nipër e mbesa

Në media është thënë se mbesa tashmë nënë deklaron se nuk dëshiron të kthehet, por për ta faktet flasin ndryshe, e për këtë kanë dhe mesazhet e komunikimit ku vecc të tjerash përshkruhet dhe tmerri.

Teze unë nuk dali se kam frikë. Kur vijnë unë dridhem se kam frikë.”

“Deri ditën që të mbyll sytë do të kërkoj fëmijët. Nuk do resht. Shteti të më sjellë fëmijët” thote gjyshi.

Nga Al Hawl është arritur të shpëtohen 4 fëmijë dhe një grua, ndërsa dhe 20 të tjerë pritet të riatdhesohen.