Drejtori Sportiv i Barcelonës, Ramon Planes, gjatë prezantimit të Miralem Pjaniç, ka folur edhe për merkaton te Blaugranat e veçanërisht për sulmuesin urguajan Luis Suarez.

“Jemi duke punuar për të përmirësuar skuadrën. Të luash te Barcelona nuk është diçka për të gjithë. Mbërritja e një qendërsulmuesi është diçka që dihet nga të gjithë por që nuk lidhet me largimin e Suarez. Barcelona duhet të synojë gjithmojë të mbajë më të mirët”, është shprehur Planes, përcjell Ora News.

Luis Suarez prej disa kohësh po përflitet për një largim të mundshëm nga “Camp Nou” me Juventusin që duket në pole-position për ish sulmuesin e Liverpool.