Sulm politik ndaj RTV ora dhe Ora News, Brahim Shima: Presion për te mbyllur fjalën e lirë

Sulm politik ndaj RTV ora dhe Ora News, Brahim Shima: Presion për te

Drejtori i informacionit  të RTV Ora dhe Ora News Brahim Shiha e quan vendim politik dhe presion për te mbyllur dy televizionet në një kohë kur zoti Ndroqi është në gjyq me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Me të njëjtat akuza që zoti Veliaj ngre ndaj zotit Ndroqi edhe SPAK merr një nismë te tille.

Brahim Shima: Pak minuta më parë presidenti i Yldon Media grup ka dalë nga ambientet e policisë së Tiranës me një akuzë absurde për një automjet të marrë me kredi. Për mendimin tonë, gjithçka është një nismë politike dhe presion i hapur ndaj televizionit Ora dhe Ora News. Pak muaj më parë dështoi tentativa e parë për mbylljen e ekranit dhe këtë herë po tentohet me një presion tjetër kur Ora mbetet një nga televizionet më opozitar dhe që kanë shfaqur atë që është e vërtetë në të gjithë Shqipërinë.

Kujtojmë se gjithë kjo nismë është në kohën kur presidenti i Yldon Media Grup është në gjyq me Erion Veliajn, i cili në deklaratat që ka bërë në media ka hedhur akuza të paqena. Pikërisht me të njëjtat akuza që Veliaj ngre ndaj z. Ndroqi, edhe SPAK merr një nisëm me deklarata për trafiqe ose për abuzime të tjera. Kur ka ndodhur ndonjëherë tjetër që për deklarime pasurie policia ka shoqëruar në mënyrë të tillë me forca të shumta policie me maska. Është vetëm sekuestrimi i një automjeti. Nuk më duket normale sepse ky është presion politik ndaj televizionit Ora.

Gazetarët e Orës nuk do të dorëzohen para presioneve të tilla pa u ndalur për zbardhjen e së vërtetës ashtu sikurse ndodh. Gjithçka do të jetë edhe më e fortë se më parë. Këtë herë, përpos lajmit do të japim të plotë edhe mendimin tonë, në lidhje me atë që bëjnë institucionet shtetërore. Gjithmonë është kërkuar që të thuhet e vërteta. Brenda pak muaj është tentativa e dytë për të bllokuar zërin e të vërtetës. Avokatët do të apelojnë vendimin, sepse është një vendim absurd. Ditën e sotme do të mblidhet edhe bordi për të dalë në një qëndrim. Ndërsa nga unë si drejtues i informacionit keni vetëm një fjalë: Të jemi me të vërtetën dhe asnjëherë të mos ndalojmë!

Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News

Vendi Lajme Lajmi i fundit ylli ndroqi Aktualitet sulm ndaj RTV Ora sulmi ndaj rtv ora dhe ora news

EMISIONET