Një shtetas anglez është ndaluar nga policia e  Durrësit, pasi rezultoi që mjeti me të cilin lëvizte ishte i vjedhur në Angli.

Sipas informacioneve, 55 vjeçari me iniciale K.C. ka rënë në “rrjetën” e Policisë Kufitare të Durrësit gjatë operacionit të këtyre të fundit, teksa drejtonte mjetin tip BMW.

“Pas verifikimeve të thelluara, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe Interpol Tirana, rezultoi se mjeti “BMW” ishte vjedhur në Angli më datë 28.08.2020.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës bënë ndalimin e shtetasit anglez K. C., 55 vjeç, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.”, thuhet në njoftimin e policisë.