Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, policia arreston në flagrancë 3 shoferët

Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, policia arreston në

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë:

"E. M., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip "Benz", në gjendje të dehur.

A. Ç., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.4, Durrës u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip "Opel", në gjendje të dehur.

E. M., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.18, Durrës, u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip "Benz", në gjendje të dehur."

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Vendi Lajme Aktualitet policia e durresit drejtim mjeti ne gjendje te dehur

EMISIONET