"Drejtësia e Ramës"/ Balliu: Si u dënua dhe u gjobit qeni te Astiri

"Drejtësia e Ramës"/ Balliu: Si u dënua dhe u gjobit

I ftuar në “Tempora” në RTV Ora, ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, për të ilustruar “drejtësinë” që po bën kryeministri Edi Rama, solli shembullin e dënimit të qenit të një prej banorëve të Unazës së Re.

Balliu, i cili ka qenë në mbështetje të kauzës së banorëve të Astirit, tregoi se mbi të janë bërë plot 318 procedime penale.  

Klevis Balliu: Janë gjëra që në një regjim si ky i Ramës, kush i del kundër i merr parasysh. Nuk jam as i vetmi, por përgjithësisht kolegët e mi, qytetarë të thjeshtë si ata që po ndiqnim aty. Zoti Protoduari ka bëri 4-5 muaj burg. Dorit i është arrestuar nëna, vëllai, babai...

Sonila Meço: Te ky Protoduari, është e vërtetë që ka marrë dënim dhe qeni?

Klevis Balliu: Po. Edhe qeni ka marrë gjobë sepse disa prej policëve e kanë gjykuar të atillë. Sepse këtu gjoba nuk ve gjoba as shteti, as drejtësia. Këtu ve gjoba Rama dhe tre militantë të tij

Vendi Lajme qeni Politikë tempora sonila meco klevis balliu unaza e re Aktualitet astiri

EMISIONET