Në 1-vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit lideri demokrat Lulzim Basha ka vizitoi në Thumanë familjen e Bujar Çukës që humbi bashkëshorten dhe djalin.

Bujar Çuka ka ngelur i vetëm me vajzën e tij Megin e cila kërkon drejtësi nga shteti për humbjen e nënës dhe vëllait të saj.

Megi Çuka: Si jetojnë kur i kanë duart të lyer me gjakun e 24 viktimave. Unë nuk jam e zonja të shkoj te varrezat të shoh varrin e mamit dhe vëllait tim. Shteti të vërë para përgjegjësisë ata persona që panë banesat që realisht ishin të pabanueshëm, të vendosen para drejtësisë dhe të marrin dënimin që meritojnë. Asnjë masë nuk është marrë sot pas një viti.  Kërkoj drejtësi asnjë më tepër për mamin dhe për vëllain tim ashtu si dhe për personat e tjerë që humbën jetën.

Bujar Çuka shprehet se ngjarja tragjike është faj i neglizhencës së autoriteteve përgjegjëse të cilët nuk bënë të mundur largimin e tyre nga shtëpitë e pabanueshme.

Bujar Çuka : Tërmeti i korrikut i dha shenjat e para, i shtatorit po ashtu, erdhën nga mini bashkia për dëmet. Më thanë që do dalësh nga shtëpia se është e pabanueshme, kam prit një muaj dy muaj tre muaj për shtëpi me qera asgjë s’u bë dhe ja ku jemi këtu.

Kryetari i Partisë Demokratike shprehu ngushëllimet për familjen Cuka dhe të gjitha familjet që kanë humbur të afërmit e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lulzim Basha: Jam këtu për ti shprehur ngushëllimet e mia Bujarit dhe Megit dhe të gjitha familjeve shqiptare që humbën të dashurit e tyre në tërmetin e 26 nëntorit sot një vit më parë. Shumica e familjeve vazhdojnë të jetojnë në kushte shumë të vështira, një pjesë e tyre akoma në çadra. Një pjesë e tyre janë detyruar të futen në shtëpi të pasigurta, njësoj si ato që shkaktuar tragjedinë e Thumanës.  Gjendja e tyre ekonomike është shumë e vështirë. Ata janë dyfish të kërcënuar nga pandemia për shkak të mungesës së elementëve bazë higjeno sanitare.

Ai premtoi se do të bëjë gjithçka që t’i jepet fund kësaj katastrofe dhe njerëzit e dëmtuar të marrin zgjidhje.

Lulzim Basha: Sot bashkë me ngushëllimet e mia dhe me dëshirën për ti dhënë forcë dikujt në emër të gjithë shqiptarëve dua të shpreh dhe njëherë indinjatën që 1 vit më pas kemi shumë fjalë e pak punë, kemi premtime të pambajtura, kemi mijëra familje që gjenden në një situatë shumë të vështirë pas tërmetit, me gjendje ekonomike të rrënuar. Dua të zotohem në një vjetor të tërmetit që do të bëjmë gjithçka që ti japim fund kësaj katastrofe në vazhdim. Do të bëjmë gjithçka që njerëzit e dëmtuar  nga tërmeti të marrin ndihmën e merituar dhe jo vetëm fjalë dhe premtime boshe.

Basha u ndal edhe në dy familje të tjera në Thumanë të cilët kanë humbur banesat e tyre, por ende një vit më pas nuk kanë marrë ende asnjë zgjidhje nga qeveria