Nuk ndalet trafiku i emigrantëve të paligjshëm. Policia e Pogradecit ka arrestuar mbrëmjen e sotme një person në tentativë për të transportuar drejt Tiranës 9 emigrantë me mjet tip “Volkswagen” 7 vendësh.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat ku do të vazhdojnë veprimet e mëtejshme.

Ndërkohë emigrantët po shoqërohen për deklarata në drejtorinë e kufirit në Korçë.