Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, e cilëson një dramë të shkaktuar nga rilindja, fenomenin e shpopullimit të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se shqiptarët po braktisin zemrën ekonomike të Shqipërisë, Fierin dhe Elbasanit.

Sipas tij, popullsia e Fierit është pakësuar ne 1.7% vetëm në 2020, pra 50 mijë banorë për 1 vit.

Vasili thotë se Fieri dheElbasani kane me pak mbi 92 mije banore nder vite, dhe se lengata e këtyre qyteteve do të marrë fund me largimin e rilindjes.

Postimi i Vasilit në Facebook

Drama.Prej rilindjes shqiptaret braktisin zemren e ekonomike te Shqiperise, Fierin dhe Elbasanin!!

Popullsia e Fierit qarkut te dyte te Shqiperise eshte pakesuar me 1.7% vetem ne 2020 afersisht 50 mije banore ne vite.

Ndersa Fieri dheElbasani kane me pak mbi 92 mije banore nder vite.

Çfare paradoksi ne dukje,ne Qarqe me mundesi ekonomike te jashtezakonshme si keto. qytetaret largohen dhe i braktisin.

Edhe ne vendet me te prapambetura te botes kurre nuk ndodh qe rajonet me mundesi ekonomike te medha te zvoglohen.

Kjo ndodh vetem ne Shqiperi sepse qeverisja e rilindjes asfikson dhe mbyt cdo mundesi rritje, mundesi per te bere bisnes dhe per te zhvilluar qarqet sepse korrupsioni dhe kriminalizimi qeveritar bejne ligjin.

Fieri me mundesi bujqesore, industriale dhe turistike te jashtezakonshme ne vend qe te ishte nje model ekonomik per te gjithe Shqiperine braktiset ne mase nga qytetaret.

Po e njejta gje ndodh ne Elbasan ku ne vend te zhvillimit ekonomik flitet per krimin qe ka zaptuar dhe qe mbyt cdo perspektive ndonese Elbasani ka nje pozicion te lakmueshem ne zemer te Shqiperise.

Kjo braktisje e zemres ekonomike dhe zhvillimore te Shqiperise eshte prova e shkaterrimit rilindas cdo fjale e propagande behet pluhur e hi perballe faktit tragjik te braktisjes se ketyre zonave kaq te begata.

Lengata e Fierit dhe Elbasanit do te marre fund vetem me largimin e rilindjes.

Atehere do te shihni nje ripopullim qe nuk eshte pare ndonje here sepse shqiptaret e duan zhvillimin dhe jane shume te zote ta realizojne ate.