Në një intervistë për Ora News, sociologu Edmond Dragoti tha se për fëmijët është shumë e rëndësishme hapja e shkollave.

Ai u shpreh seduhet të ndalohet që frika e prindërve të transmetohet te fëmijët në raport me virusin.

Edmond Dragoti: Për fëmijët është shumë e rëndësishme hapja e shkollave pasi kanë nevojë që të marrin informacion dhe edukim nga mësuesit dhe interaktiviteti. Duhet të ndalohet që frika e prindërve të transmetohet te fëmijët. Fëmija ndikohet dhe mbetet një gjurmë për gjithë jetën kërkohet një bashkëpunim mes prindërit dhe mësuesit. Siguria e shkollës duhet të ofrojë edhe administrimin e higjienës që duhet të jetë shumë e lartë.

Shkolla duhet të ofrojë mundësi për praninë e ekspertëve të kualifikuar që do të ndikojnë te pjesa emocionale dhe ekuilibrat psikikë të fëmijëve, sepse pandemia ka krijuar një rutinë të re te fëmijët. Edhe shkolla duhet të referojë rastet e rënda, pasi shkolla nuk edukon vetëm.

Për Dragotin, mësimi online ka avantazhet e veta, por mësimi në shkolla përballë është pazëvendësueshëm për fëmijët.

Edmond Dragoti: Mësimi online ka avantazhet e veta, sidomos në rastin e izolimit fizik, por mësimi në shkollë është i standardit bazë. Të një informacion zgjedhur që do t’i shërbejë gjithë jetës fëmijës. Alternimi i këtij mësimi me mësimin online, sepse nuk mund të vazhdohet si më parë dhe në këto kushte duhet të organizohen edhe kurse për ata fëmijë që kanë mbetur para nga mësimi online. Ka shumë gjëra si puna praktike që mësimi online nuk i realizon dot, prandaj duhet një alternim mes të dy mënyrave. Shkolla dhe mësimi përballë ofron edhe një informacion edhe më emocional e motivues, çka mungon në aspektin teknologjik.

Dragoti shtoi pas pandemisë do të kemi raste të reagimit depresiv ose të pavetëdijshme, prandaj duhet një reagim dhe kujdes nga gjithë shoqëria.

Edmond Dragoti: Mendoj se edhe pas pandemisë do të kemi raste të reagimit depresiv ose të pavëdijshme që janë të rrezikshme për jetën e individit. Shoqëria duhet të reagojë dhe duhet të bëhet më e përgjegjshme në sjelljen e saj. I gjithë komuniteti duhet të jetë i vetëdijshëm dhe duhet lehtësuar komuniteti mes njëri-tjetrin.

Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti A. Kurti