Draghi: Objektivi i Italisë është që në muajin prill të kryejë 500 mijë vaksina në ditë

Draghi: Objektivi i Italisë është që në muajin prill

Kryeministri Mario Draghi është shprehur sot se objektivi i Italisë është që në muajin prill të kryejë 500 mijë vaksina në ditë.

Aktualisht Italia kryen 150-160 mijë vaksina në ditë, ndërkohë që synimi sipas Draghit është që kjo shifër të 3-fishohet.

Draghi ka zhvilluar ditën e sotme konferencën e parë për shtyp, ku qeveria italiane ka aprovuar dekretet për masat ekonomike për të përballuar emergjencën pandemike.

Kështu, aprovohet paketa prej 32 miliardë euro e përqëndruar në 5 linja:

1- fonde për të ndihmuar sipërmarrjet me vlerë 11 miliardi euro

2- fonde në ndihmë të luftës kundër varfërit me vlerë 8 miliardë euro.

3- fonde në ndihmë të sistemit shëndetësor.

4- fonde në ndihmë të enteve lokale si komuna e Bashki etj.

5- fonde në ndihmë të institucione shtetërore, në ndihmë të kulturës, sportit etj.

Ndërkohë, kryeministri tha se "nuk e ka prenotuar ende, por do të bëjë vaksinën Astrazeneca ". 

"Grupmosha ime po vaksinohet me Astrazeneca, kështu që po do ta bëj, edhe djali im në Angli e bëri. " - shtoi ai.

EMISIONET