Draghi e quajti diktator, Erdogan “ngrin” blerjen e 10 helikopterëve italianë

Draghi e quajti diktator,  Erdogan “ngrin” blerjen e 10

Ankaraja ka vendosur "të ngrijë" blerjen e 10 helikopterëve nga Italia, duke u hakmarrë ndaj deklaratave të kryeministrit italian Mario Draghi, i cili të enjten më 8 prill e quajti presidentin turk si "diktatori" Erdogan.

Mario Draghi e cilësoi presidentin turk Erdogan një diktator pas mosfunksionimit të protokollit ku presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen gjatë vizitës në Ankara u injorua duke mos u ftuar të ulej në karrige së bashku me Erdogan e Charles Michel.

Kaq mjaftoi që Erdogan të ngrinte marrëveshjen mes Ankarasë dhe Romës për blerjen e 10 helikopterëve “AW169”, shkruan “La Repubblica”.

Kostoja totale e marrëveshjes arrinte 70 milionë euro, me mundësinë e një pakti shtesë, me një vlerë totale prej 150 milionë euro.

EMISIONET