Drafti: Reforma në drejtësi pritet të kushtojë 50-75 mln € për 5 vitet e ardhshme

Reforma në drejtësi pritet t’i kushtojë shtetit shqiptar 50 deri në 75 milionë euro për 5 vitet e ardhshme. Sipas draftit të hedhur për konsultim nga Ministria e Drejtësisë, për këtë proces janë menduar 3 variante por ai që mbështetet më shumë është opsioni i parë.

Tirane - Në 5 vitet e ardhshme parashikohet një fond prej 50 deri në 75 milionë euro për të realizuar reformën në drejtësi.

Në një draft për konsultim publik thuhet se janë tre versione që parashikohen për vijimësinë e procesit.

Rasti më i keq dhe që nuk mbështetet është opsioni zero, pra reforma të mbetet në nivelin ku është.

 “Thjesht për të përmendur efektet më të rënda: kjo do ta linte procesin e vetting-ut të papërfunduar, sistemin gjyqësor me nivele të larta backlog-u për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe jo efikasitetit të lartë.”

Ndërkohë që në opsionin e parë, propozohet një proces i vazhdueshëm.

 “Nga viti 2021 deri në 2025 do të konsolidojë këtë kornizë dhe faza e tretë e fundit, prej 4-5 vjetësh, do të përqendrohet në ofrimin e shërbimeve në sektorin e drejtësisë sipas standardeve evropiane.”

Kostot e përllogaritura në këtë rast vlerësohen të jenë 50-57 milion Euro gjatë periudhës 5-vjeçare të reformës.

Nga ana tjetër versioni i dytë është i ngjashëm me të parin por parashikohen investimet dhe një afat 5 vjeçar me një faturë prej 100 milionë eurosh.

Megjithatë Ministria i qëndron më shumë rekomandimit për variantit të parë për shkak të vështirësisë në sigurimin e fondeve.


Vendi Lajme reforma ne drejtesi Kronike opsionet

EMISIONET