Publikimi i dosjes së shkrimtarit Martin Camaj dhe Ernest Koliqi nga studiuesi Auron Tare në të cilën thuhet se Camaj ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit edhe agjent i UDB-së, duke u përfshirë në veprimtari spiunazhi ka nxitur shumë debate mes studiuesve.

Shkrimtari Agron Tufa dhe ish-kreu i ISKK, sulmon Autoritetin e Dosjeve për faktin që i ka dhënë në dorë Auron Tares dy dosje brenda 1 jave.
Profesor Agron Tufa shkruan se AIDSSH ka shkelur ligjin sepse “Tare nuk plotëson një kusht të rëndësishëm, nuk është studiues, por enverist. Nuk ka asnjë punim shkencor apo libër. Është një bashkëpunëtor i shoqatës së Rustem Peçit dhe kaq.”

Tufa: Zakonisht Autoriteti (AIDSSH) u kthen përgjigje kërkesave të studiuesve, maksimumi, pas një viti. Shiheni si vepron me Taren: më 26 maj 2020 ai bën kërkesë dhe më 2 qershor 2020 merr 2 dosje. Do të ishte interesante të dihej, psh, nëse kërkesat e të tjerëve të datës 26 maj, janë ndjekur me të njëjtën përparesi dhe kthyer pergjigje më 2 qershor, apo ky është një rast i përzgjedhur me dashuri?Sepse duhet thënë, që kërkesave që bënte ISKK, Autoriteti ose u përgjigjej pas 6 muaj – një viti, ose nuk u përgjigjej fare, për çka kemi pasur një sërë ankimesh në AIDSSH dhe në Raportet e veprimtarisë Vjetore në Parlament.Auron Tare nuk plotëson një kusht të rëndësishëm, nuk është studiues, por enverist. Nuk ka asnjë punim shkencor apo libër. Është një bashkëpunëtor i shoqatës së Rustem Peçit dhe kaq.Kësisioj në këtë pikë Autoriteti ka shkelur ligjin.

Një ditë më parë, Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, firmosi urdhrin për nisjen e hetimit lidhur me verifikimin e praktikës së dosjes fizike dhe asaj digjitale të Martin Camajt nga AIDSSH.